Jam Hatixhe Mulliqi,kam të mbaruar Fakultettin Filologjik ,dega Gjuhe dhe letërsi shqipe në Prishtinë.Punoj si arsimtare e lëndës ''Gjuhë shqipe'' në SH.M.U. ''Ismail Qemali '' në Mitrovicë.Kam te kryer ECDL,MKLSH,MNQ,Programin psiko social.Qëllimi i hapjes së kësaj web faqeje është që të reflektoj përvojën time në arsim ,sidomos praktikimin e metodave të reja të punës si mësimdhënëse dhe si kujdestare klaseje.Shpresoj që përvoja ime do i shërbej sadopak dikuj ...Poashtu, do isha shumë mirënjohëse për sugjerime ,këshilla e kritika .
Kosovare Mziu
Në këtë kënd shihen nxënësi dhe nxënësja më e dalluar gjatë javës.Nxënësit propozojnë dhe zgjedhin një nxënës dhe një nxënëse që janë dalluar për të mirë gjatë javës.Të zgjedhurit në pano vendosin foton e tyre dhe gjëra që u pëlqejnë atyre.Qëllimi i kësaj metode është stimulimi i nxënësve për mësim dhe sjellje të mirë,sepse secili nxënës do të luftojë që ta ketë këndin e vet .
Nxenesit te cilet e pengojne zhvillimin normal te ores ,ne fund te dites i shkruajne emrat e tyre personalisht secili qe ka penguar.Emrat i shkruajne ne leter te kuqe nese i kane perseritur gabimet disa here brenda javes,nese fillojne te permiresohen ata e nderrojne ngjyren ne te verdhe dhe nese gjate javes ne vijim nuk kane gabuar ata e mbajne emrin gjate dites ne ngjyre te gjelbersi shenje qe jane permiresuar.Nese nxenesi ose nxenesja ka paerseritur gabimet dhe nuk eshte permiresuar,atehere kartoni i kuq i dergohet prindit dhe ftohet ne konsultime.
Për mua si kujdestare e klasës është shumë e rëndësishme që nxënësit të kenë marrëdhënie të mira mes veti,andaj në këtë kënd ata vetvetiu i shkruajnë emrat e tyre kur i acarojnë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.Kur konflikti zgjatë një javë ata i shkruajnë emrat në karton të kuq ,kur fillojnë t'i kërkojnë falje njëri-tjetrit e ndërrojnë kartonin në të verdhë,kur fillojnë të përmirësohet bashkëpunimi atëherë ata i vendosin kartonat e gjelbërt .Qëllimi i kësaj metode është që ata të vedijësohen dhe aftësohen të zgjedhin konfliktet mes tyre pa ndërhyrjen direkte të kujdestarit të klasës.
Nga dita e certifikimit te fasilitatoreve